Ora News – Legalizimi i banesave, Lame: Problematikë planet rregulluese dhe hipotekat

2016-06-17 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Planet rregulluese dhe hipotekat kanë qenë dy prej problematikave të evidentuara nga ALUIZNI gjatë punës për legalizimin e banesave, sidomos në zonat rurale. Këtë fakt e pohoi kreu i Aluiznit, Artan Lame gjatë shpërndarjes së lejeve të legalizimi për 200 familjeve të njësive administrative të Tiranës. Lame tha se këto vështirësi kanë ardhur si pasojë e keqmenaxhimit në të kaluarën.
Lame: Ka probleme me thënë të drejtën për këto komuna ende me një pjesë me planet rregulluese të tashëguara. Planë të cilët në mënyrë të marrë mund të themi në shumë zona mirëfillti rurale kanë parashikuar ndërtime gjë që kanë bërë bllokimin e legalizimeve. Problem tjetër për këto komuna janë cështjet e hipotekës
Ndërsa ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni tha se gjatë qeverisjes së majtë janë legalizuar më shumë banesa në krahasim me 8 vitet e qeverisë së kaluar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/legalizimi-i-banesave-lame-problematike-planet-rregulluese-dhe-hipotekat/