Një përplasje me armë zjarri është shënuar mesditën e kësaj të premteje në qendër të qytetit të Kavajës pranë Bashkisë. Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e kësaj përplasje mes të majtësh dhe të djathtësh.
Të plagosur kanë mbetur babë e bir Eqerem dhe Erkid Kazazi aktualisht kryetar i Forumit Rinor të Partisë Demokratik dhe një kalimtar i rastit 46 vjeç me inicialet D.XH. Në cilësinë e autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje është ndaluar ish-drejtori i zyrës së Punës së këtij qyteti Saimir Kurti i Partisë Socialiste. Kurti aktualisht nuk mban asnjë post politik, që nga 2014 kur ai dha dorëheqjen pasi u akuzua nga Partia Demorkatike për kontrabandë
Sipas të dhënave të policisë lokale, ngjarja ka ndodhur në zonën pranë Bashkisë së qytetit.