Aktori i njohur Mirush kabashi ka performuar një monolog poetik së bashku me tre pianistë holandezë në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë. Aktori i njohur e dha këtë performancë me rastin e përfundimit të Presidencës së Holandës në Bashkimin Europian.
Zëri i veçantë i aktorit Mirush Kabashi gjatë interpretimit të një monologu poetik është bashkuar me këngët timbrike të muzikës moderne holandeze.
Përmes këtyre performancave emocionuese është mbajtur kjo mbrëmje e veçantë xhazi në Teatrin e Operës dhe Baletit në Tiranë.
Performanca e titulluar ?Mirush Kabashi (monolog) dhe Canto Ostinato meets JAZZ? është realizuar me interpretimet e tre pianistëve holandezë Jeroen van Veen, Sandra van Veen, Mike del Ferro.
Aktiviteti u organizua me rastin e përfundimit të Presidencës së Holandës në Bashkimin Europian. Mirush Kabashi aktori shqiptar i më shumë se 100 roleve është përzgjedhur nga vet ambasada holandeze që të jetë pjesë e këtij takimi artistik.
Kabashi cilësohet si një nga interpretuesit më të mëdhenj të poezisë në Shqipëri. Ngjyra e veçantë e zërit dhe emocionet që i jep fjalës poetike gjatë interpretimit krijuan harmoni mes tingujve të pianos dhe oshëtimës timbrike të xhazit.