Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shqipëria do të japë të dhëna të konsoliduara në BE për çështjet e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo falë një memorandum bashkëpunimi firmosur nga ministria e Drejtësisë, ajo e Integrimit dhe Gjykata e Lartë. Ministrja Gjosha tha se marrëveshja është në përputhje me rekomandime e KE, ndërsa Manjani e cilësoi memorandumin si instrumenti që bën të mundur që qeveria shqiptare të raportojë në mënyrë unike. Kreu i Gjykatës së Lartë, Zaganjori tha se problem për gjyqësorin mbetet performanca dhe efektiviteti.
Ministria e Drejtësisë, ajo e Integrimit dhe Gjykata e Lartë nënshkruan një memorandum bashkëpunimi që do mundësojë statistika të konsoliduara të çështjeve penale të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Këto të dhëna do të bëjnë të mundur gjurmimin e çështjeve në të gjitha hallkat ligjzbatuese ku ato kalojnë.
Ministrja e Integrimit Klajda Gjosha dhe ai i Drejtësisë Manjani thanë se ky bashkëpunim është në përputhje të plotë me rekomandimet e Komisionit Europian.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/drejtesia-integrimi-dhe-gjykata-e-larte-firmosin-marreveshje/