Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë zjarri në zonën e Shëngjinit. Të dhënat e marra nga vendi i ngjarjes bëjnë të ditur se fillimisht është plagosur gruaja, ndërkohë që më pas bashkëshorti i saj ka qëlluar mbi autorin.
Sipas të dhënave paraprake të policisë kanë mbetur të plagosur Mimoza Aliaj rreth 49-vjecare dhe Gentjan Malshi rreth 38-vjeç. Ky i fundit për shkaqe ende të panjohura e ka plagosur gruan, por menjëherë ka ardhur reagimi i bashkëshortit të saj Gëzim Aliaj 52-vjeç i cili ka qëlluar me armë gjahu mbi 38-vjeçarin.
Forcat e policisë me të marrë njoftimin ndodhen në vendin e ngjarjes dhe janë duke punuar për zbardhjen e rrethanve që çuan në këtë ngjarje të rëndë me bilanc dy të plagosur dhe një të prangosur.