Report TV - Firmoset Faza II e Programit Italo Shqiptar e Konvertimit të Borxhit

2016-06-17 3

Qeveria ka ndër mend të rishikojë buxhetin në mesin e vitit, pavarësisht performancës pozitive të treguesve ekonomikë.

Në një dalje para mediave, Ministri i Financave Arben Ahmetaj tha se ekonomia shqiptare ka hyrë në një trajektore pozitive zhvillimi, e cila do vazhdojë në rritje për 4-5 vitet e ardhshme nëse nuk do ketë asnjë aksident politik apo rajonal.

Deklarata e Ministrit Ahmetaj u bë gjatë ceremonisë së nënshkrimit të Marrëveshjes për Fazën e dytë të Programit Italo-Shqiptar të Konvertimit të Borxhit.

Marrëveshja, e nënshkruar nga Ambasadori Italian Alberto Cutillo parashikon konvertimin e borxhit në investime për rritjen e punësimit, nxitjen e barazisë gjinore. Ambasadori italian.