“Të vegjlit” kërkojnë konsensus - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-17 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ata te cilët ne politike konsiderohen te vegjël per shkak te numrit te deputeteve ne parlament, mendojnë se reforma ne drejtësi duhet miratuar me dakordesi te plote. Per republikanin Fatmir Mediu ne opozite dhe demokristianin Nard Ndoka ne mazhorance, çdo tentative per votim te njëanshëm te reformës do te ishte i dëmshëm. Konsensusi sipas tyre gjendet vetem tek çka është parashikuar tek opinioni i Komisionit te Venecias, i gjithepranuar si arbitri mes palëve. Por Ndoka ka edhe nje tjeter shqetësim, përtej debatit per anëtaret e organeve te Vetingut, martesën brenda te njëjtës gjini. Deri diten kur drafti i miratuar vetme me votat e mazhorances ne Komisionin e posaçëm parlamentar, te shkoje per votim ne seance plenare, apeli eshte per gjetjen e nje emëruesi te përbashkët mes dy partive kryesore.