http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një përplasje me armë zjarri në qendër të qytetit të Kavajës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 pranë Bashkisë së qytetit, ku pas një konflikti, një person ka qëlluar me armë duke plagosur Eqerem Kazazin, djalin e tij Irkid Kazazin si dhe Dritan Xhixhen. Nga të dhënat e para mësohet se autori i krimit, Sajmir Kurti, është konfliktuar fizikisht me Erkid Kazazin dhe më pas ka nxjerrë pistoletën, duke qëlluar disa herë. Ai ka tentuar më pas të largohet, por është arrestuar nga policia. Në vendin e ngjarjes blutë e Kavajës kanë sekuestruar 5 gëzhoja të qëlluara nga një pistoletë model tip TT. Dëshmitarët thanë se palët në fillim shkëmbyen fjalë fyese e më pas u përdor arma. Policia dyshon se konflikti ka motive politike, pasi autor i krimit ështëSajmir Kurti, i njohur si mbështetës i kryebashkiakut Elvis Rroshi. Ndërsa Irkid Kazazi është kryetar i Forumit Rinor te Partisë Demokratike te qytetit.Por një piste tjetër që po hetohet është ajo e një konflikti për një vend parkimi.