Ora News - Projekti i transballkanikes, banorët kundër: Mbyll rrugët e kalimit në lagje

2016-06-17 5

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Dhjetëra banorë në pallatet pranë rrugës Transballkanike, por edhe biznese që operojnë në këtë zonë kundërshtojnë projektin e zgjerimit të aksit hyrës për në Vlorë. Sipas tyre, barrierat e betonit që po vendosen me fillimin e zbatimit të projektit u bllokojnë çdo rrugë hyrëse mes pallateve, duke mos u dhënë akses kalimi as zjarrfikëseve apo autoambulancave në rast urgjence.
Banorët pranë rrugës Transballkanike dhe qytetarët që ushtrojnë aktivitetin përgjatë aksit, kundërshtojnë fillimin e zbatimit të projektit për zgjerimin e rrugës.
Sipas tyre, ndërtimi i barrierave të betonit mbyll hyrjet për në brendësi të lagjeve midis pallateve dhe bizneseve, duke mos u lejuar asnjë akses kalimi qytetarëve.

Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/projekti-i-transballkanikes-banoret-kunder-mbyll-rruget-e-kalimit-ne-lagje/

Free Traffic Exchange