Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Arsimi profesional është garanci për punë dhe jetë më të mirë. nën këtë moto, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi, i shoqëruar nga ambasadori Italian Alberto Cutillo, vlerësoi gjatë ceremonisë së diplomimit të 30 studentëve të parë të degës Navigacion dhe Menaxhim Detar se qeveria po i kushton shumë rëndësi arsimit profesional si një garanci për punësimin e të rinjve.
Klosi: Arsimin profesional ta rikthejmë në dinjitet, sepse nëpërmjet arsimit profesional ata mund të kenë një jetë të sigurt. Ne do të kemi të mundur që nxënësit që dalin nga këto klasa, nga Shkolla e Ekonomisë së Detit, tashmë do të jenë të gatshëm për t?u punësuar në industrinë konkrete navale. Ne kemi kurikula të njëjta me një shkollë italiane.
Për më shumë lexoni në http://www.oranews.tv/vendi/klosi-me-te-diplomuarit-ne-navigacion-garanci-punesimi/