Kamzë, plagosja me armë në supermarket - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-17 4

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Një ditë pas plagosjes së një punëtoreje në një supermarket në Kamëz policia ka zbardhur dinamiken e krimit. Pamjet e kamerave te sigurisë dhe dëshmitë tregojnë se agresori, pasi u fut në ambientet e dyqanit, nuk kërkoi para, por qëlloi direkt me armë. Autori i cili shihet në këtë video ka qenë i maskuar dhe me armë automatike në dorë, ndërkohë që ka qëlluar dy herë. Në ikje e sipër ai kthehet sërish qëllon jashtë ambienteve të marketit dhe më pas futet në biznes. Aty ai ka qëlluar dhe 1 herë, tjetër moment në të cilin u plagos punëtorja, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Sipas policisë nga këqyrja e kamerave të sigurisë agresori shfaqte veprime të çrregullta, ndërkohë që dyshohet se veprimet e tij mund të jenë dhe emocionale. Sipas policisë ende nuk dihet nëse qëllimi ka qenë grabitja e xhiros ditore , ndërkohë që atentatori më pas u ndihmua nga një person tjetër duke u larguar me motor.

Free Traffic Exchange