Report TV - Rebelim në PD, baza rrëzon zgjedhjet e Bashës në 35 degë

2016-06-17 0

Strukturat e Partisë Demokratike nuk njohin autoritetin e Lulzim Bashës si kryetar i opozitës shqiptare. Udhëzimi i datës 29 Prill, i kryetarit të opozitës, Lulzim Basha, për zhvillimin e zgjedhjeve në 35 degë të Partisë Demokratike dhe shtimin e 14 degëve të reja, nuk po gjen zbatim në terren.

Krerët e degëve të Partisë Demokratike, krerët seksioneve dhe grup seksioneve, anëtarësia pranë kryetarëve dhe përfaqësues të tjerë në nivel lokal, kanë refuzuar në masë zbatimin e udhëzimit të Lulzim Bashës, duke e konsideruar të paligjshëm dhe në shkelje flagrante me statutin e partisë.

Lëvizja ka ardhur pas dështimit të bisedimeve mes krerëve të rretheve dhe kryetarit Basha, për të gjetur një zgjidhje të pranueshme, për procesin e riorganizimit të partisë, duke respektuar vullnetin e anëtarësisë, statutin, meritat dhe rezultatin e arritur në zgjedhjet e fundit, krahasuar me zgjedhjet paraardhëse.