Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se Italia mbetet partneri kryesor ekonomik i Shqipërisë. Gjatë aktivitetit për themelimin e "Confindustria Albania", Rama theksoi se mes Shqipërisë dhe Italisë janë rritur shkëmbimet tregtare, ndërsa ?Confindustria Albania?, tha ai, do shërbejë si një urë lidhëse. Rama ftoi biznesmenët italianë të investojnë në vendin tonë sepse siç tha ai e ardhmja për ta do jetë shumë e bukur për shkak të lehtësirave që po krijon qeveria.
Sipas Ramës, bankierët dhe sipërmarrësit italianë duhet të derdhin më shumë para në Shqipëri.
?Do jem gjithmonë i lumtur të shoh pjesën e parë, pra të jetë gjithnjë më e madhe se ajo e parave por edhe paratë s?do e dëmtojnë këtë dashuri mes nesh, do ta bëjnë madje edhe më të fuqishme e më të qëndrueshme në kohë". ?I kam dërguar mesazh Renzit që do jem i pranishëm në eventin e lindjes së binjakut më të vogël të ?Confindustria Albania?, që do i japë shtytje këtij bashkëpunimi. Italia është partneri më i rëndësishëm ekonomik, shkëmbimet mes Italisë dhe Shqipërisë në fushën ekonomike janë rritur, importimet prej 60%, 20 përqind janë rritur eksportet. Sipas regjistrit tonë të ndërmarrjeve 2600 ndërmarrje italiane punojnë në industrinë shqiptare, mes 2013-2015 është rritur me 40% numri i italianëve që kanë vizituar Shqipërinë?? tha Rama.
Sipas kryeministrit, ?Confindustria Shqiptare tashmë mund të jetë një instrument i një rëndësie të madhe për kulturën e sipërmarrjes, njohjen që mund të përcjellë por edhe për ndërtimin e urave të reja në kuptimin që të sjellim më shumë investime dhe më shumë ndërmarrje?.
Në këtë takim nuk kanë munguar as batutat e kryeministrit. Ai tha se sistemi arsimor nuk është i njëjti me kohën kur diplomat merreshit si i biri i Bossit, duke kujtuar rastin e Umberto Bossit, djali i të cilit kishte marrë në një universitet privat shqiptar diplomë pa e frekuentuar shkollën dhe pa ardhur fare në vendin tonë.
?Sot kam parë se studiojnë rreth 400 studentë italianë por ajo që mund të garantoj është që s?janë më ato diplomat universitare si të birit të Bosit, sepse diçka e rëndësishme ka ndryshuar në sistemin tonë publik të arsimit edhe pse ka shumë e më shumë për të bërë?, tha Rama.