http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Në kryeqytet vështirë të gjesh këtë fundjavë disa alternativa për të shijuar pak art, pasi shumë prej tyre duke filluar nga kjo fundjavë nisin të rrugëtojnë në teatrot e rretheve, të cilat, edhe këtë sezon artistik nuk kanë qenë aq fatlume sa t?i ofrojnë publikut aq premiera sa ofron Tirana. Risia këtë fundjavë është transferimi i teatrit të Korçës ?Andon Zako Çajupi? në pazarin e vjetër të këtij qyteti. Vendi i njohur si han, në fakt do të kthehet këtë fundjavë në ?Shtëpinë e Bernarda Albës?, një shfaqje që ka rrugëtuar në disa teatro dhe është mirëpritur nga publiku sa herë është vendosur në skenë. Një rrugëtim të suksesshëm artistik po përjeton edhe shfaqja ?Danimarka, toka jonë?, e cila pasi u ngjit në skenë si premierë në teatrin ?Migjeni? te qytetit te Shkodrës, udhëtoi drejt skenës së Durrësit. Duartrokitjet e teatrit ?Aleksandër Moisiu?, e shtynë Stefan Çapalikun, autorin e kësaj vepre që ta shfaqte edhe 2 ditë në kryeqytet këtë dramë. E fill pas skenës eksperimentale, kjo trupë vendosi të rikthehej në skenën ky përjetoi emocionet e para, në Shkodër. Më i varfër këtë fundjavë duket teatri i Fierit dhe ai i kryeqytetit, që nuk do të sjellin asgjë të re për publikun. Ndërkohë, jetë po marrin edhe teatrot privatë jashtë vijës së kryeqytetit. Shfaqje si ?Një jetë me ty? nga Erion Kame dhe ?Të gjithë me huqe? nga Gëzim Kame që janë prezantuar fillimisht për publikun në teatrit eksperimental ?Kujtim Spahivogli? e atë kombëtar janë dy prej tyre.