Ora News – Partitë politike, Krasniqi: Vendimmarrja e centralizuar, mungon transparenca

2016-06-16 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partitë politike që kanë monopolin mbi ligjin dhe vendimmarrjen, dhe në pushtet kontrollojnë entet publike për zbatimin e ligjit, janë vetë ato shkelëset kryesore të tij. Raport i Institutit të Studimeve Politike, i hartuar për periudhën Mars-Maj 2016, kohë kur tre forcat kryesore politike ishin në proces zgjedhje dhe ristrukturimi, nxjerr që grupimet politike në vendin tonë janë të mbyllura për publikun dhe refuzojnë transparencën dhe llogaridhënien.
Krasniqi: Asnjë prej tyre nuk i bën publike burimet e financimit, asnjë prej tyre nuk i bën publike vendimmarrjen dhe strukturat përkatëse. Asnjë prej tyre nuk pranon të ketë zëra kritikë në përfaqësimin e tyre publik, asnjë prej tyre nuk tregon se si janë rregullat e shkruara të funksionimit dhe si respektohen. Asnjë prej tyre nuk jep një database të saktë me të dhëna të besueshme mbi anëtarësimet. Asnjë prej tyre nuk jep pikat e kontakteve me degët e tyre në Shqipëri dhe në diasporë. Asnjë prej tyre nuk jep mekanizmat minimal që çdo qytetar i kërkohen me ligjin e të drejtës së informimit, qoftë në ent publik apo privat dhe qytetarëve për shkak të detyrimeve që kanë në Tatime.
Sipas ndjekësit të studimit, Politologut Afrim Krasniqi, detyrimi i transparencës se Partive është koncept kushtetues. Kjo sanksionohet në nenin 9.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/partite-politike-krasniqi-vendimmarrja-e-centralizuar-mungon-transparenca/