http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Lideri i opozitës Lulzim Basha ka sulmuar kryeministrin Rama se ushtroi presion mbi gjykatat për te favorizuar 2 njerëzit e tij; drejtorin e përgjithshëm te Policisë se Shtetit Cako dhe kreun e bashkisë se Kavajës Elvis Rroshi. Kjo sjellje e qeverise ndaj gjykatave tregon sipas opozitës, se cili është modeli i drejtësisë qe kërkon qeveria. E per kete arsye kryetari i PD Basha ka përsëritur se nuk voton nje reforme ne drejtësi qe i jep mundesi kryeministrit te kape institucionet. Por Basha ka shkuar edhe me larg duke i bere te qarte maxhorances se me kete sjellje po rrezikon nje përplasje me opozitën dhe qytetaret.