“Arrest shtëpie” për Elvis Rroshin - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Gjykata e Tiranës caktoi masën e arresti shtëpiak per kryebashkiakun e Kavajës Elvis Rroshi, duke e liruar atë nga qelitë e paraburgimit. Në mbështetje të tij në Gjykatën e Tiranës erdhën dhjetëra simpatizantë nga Kavaja, ndërkohë që avokati Sollaku tha se edhe kjo masë e arrestit shtëpiak është e paligjshme. Mbi 41-vjecarin rendon akuza e falsifikimit te dokumenteve per shkak te deklarimeve te rreme, ne formularin e dekriminalizimit. Sipas Prokurorisë ai fshehu nje dënim per veprën penale te përdhunimit ne Itali, por edhe dy dëbime po nga Italia e Zvicra. Në 31 maj, kryebashkiaku i Kavajës dha dorëheqjen pasi siç deklaroi, avokatët e tij kishin zbuluar se ishte dënuar nga drejtësia italiane në vitin 1992, atëherë kur ishte në moshën 16-vjeçare. Ndërsa tre ditë më pas, Rroshi tërhoqi dorëheqjen pasi publikoi dy dëshmitë e penalitetit të lëshuara nga drejtësia italiane, ku ai rezultonte i padënuar.