Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Drejtori i Policisë së Shtetit, Haki Çako, u shfaq krah Ministrit Tahiri pak minuta pasi Gjykata e Apelit vendosi rikthimin në detyrë.
Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, në një deklaratë për median jashtë zyrave të Ministrisë tha se rruga për të reformuar sistemin e drejtesisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë e drejtësisë sapo ka nisur.
Ai theksoi se pas çdo gërvishje dhe plage dalin më të fortë.
Tahiri: Rruga jonë për të reformuar sistemin e drejtesisë, për të garantuar integritetin dhe pastërtinë e drejtësisë sapo ka nisur.Ashtu si beteja jonë për tu bërë bashkë me shqiptarët për të garantuar që ligji të jetë një dhe i barabartë për të gjithë sapo ka nisur. Rruga për të reformuar, modernizuar Policinë e Shtetit është në drejtimin e duhur.Rruga jonë në këtë drejtim ka pengesa dhe sakrifica por çdo pengesë dhe sakrificë është një konfirmim për rrugën e duhur që kemi marrë. Çdo plagë dhe çdo gërvishje që marrim rrugës na bën vetëm më të fortë, më të bindur se jemi në rrugën e duhur për të rilindur Policinë e Shtetit.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/haki-cako-shfaqet-krah-ministrit-tahiri-pak-minuta-pasi-apeli-vendosi-rikthimin-ne-detyre/