Apeli rikthen në detyrë Haki Çakon - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-16 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas gati 2 javësh pezullim, Gjykata e Apelit riktheu në detyrë Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Haki Çako. Apeli prishi vendimin e Gjykatës së Tiranës që e kishte pezulluar Çakon në lidhje me hetimet që po zhvillon Prokuroria ndaj tij për skandalin e pajisjes së përgjimit. Në dalje avokati i Cakos, Maks Haxhia, tha se Gjykata vlerësoi se Drejtori i Policisë së Shtetit nuk ka kryer vepër penale dhe nuk ka shpërdoruar detyrën për sa kohë pajisja është nën pronësinë e Interfocës Italiane. Sipas avokatit në vijim do të vazhdojë hetimi për të parë nëse është bërë përgjim me pajisjen, e cila sipas tij identifikon vetëm numrat IMEI. Sipas Haxhisë hetimi do të vijojë për të parë nëse pajisja ka dalë jashtë funksionit trajnues, për të cilin ishte sjelle në Shqipëri. Prokuroria akuzon Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Haki Çako se nuk ka pasur dijeni per regjimin doganor te IMSI Catcher, por edhe se ajo është përdorur nga pjesëtare te forcave operacionale pa praninë e trajnuesve Italiane.