Ministri i Mirëqënies Sociale, Blendi Klosi dhe Kryetari i Bashkisë Vlorë, Dritan Leli i kanë dhuruar në mënyrë simbolike gruas që u dhunua nga ish-bashkëshorti Marsela Çaushaj çelësat e një banese të re.
Bashkia Vlorë ka marrë përsipër të paguajë qeranë e shtëpisë së Çaushaj. Banesa e re e gruas është sitemuar për momentin nga nxënës të shkollës profesionale dhe është marrë përsipër të mobilohet nga biznesmenë që preferojnë të mbeten anonimë.
Ministri Klosi disa ditë më parë ishte në banesën ku jetonte Çaushaj por që nuk kishte kushtet e nevojshme për banim.
Klosi mbajti premtimin duke i siguruar tashmë një shtëpi gruas së dhunuar. Klosi u shpreh se shumë shpejt Marsela do të fillojë dhe një punë të re, në një shkollat e qytetit si sanitare.
Ministri Klosi u shpreh se do të bëhet çdo gjë për gratë në nevojë. Klosi i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të denoncojnë raste të tilla.