Ora News – Shkodër, kriza e emigrantëve, Sekretari i Shtetit belg Francken: Shqipëria në ekuilibër

2016-06-15 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga Shkodra sekretari i shtetit belg për azilin Theo Francken, ngriti shqetësimin për shifrat ende të larta të azilkërkuesve në këtë shtet. Por fjalën e nisi me një falenderim për autoritetet shqiptare që ndryshe nga Greqia dhe Maqedonia, nuk hapën kufijtë për refugjatët.
Theo Francken, sekretar i shtetit Belg për azilin: Mesazhi që dua të përçoj është se Belgjika dhe vendet e BE janë përballur me krizën më të madhe të azilit që prej fundit të luftës së dytë botërore. Jemi të lumtur që kufijtë vijojnë të jenë të mbyllur. E kam fjalën për kufirin shqiptar që është i mirëruajtur dhe dua ti falenderoj autoritetet shqiptare. Rruga Greqi ? Maqedoni nuk ka mundur të devijojë drejt Shqipërisë.
Më pas i drejtëpërdrejtë u tregua për azilkërkuesit, ku shifrat për 2015-en kanë folur për një rritje prej 15% të kërkesave drejtuar autoriteteve Belge nga shqiptarët. Francken thotë prerazi se Belgjika nuk jep azil dhe të gjithë do të kthehen.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kriza-e-emigranteve-sekretari-i-shtetit-belg-francken-shqiperia-ne-ekuiliber/

Free Traffic Exchange