Një monument kulture i shekujve 6-7 të erës sonë është lënë në mëshirën e fatit në lindje të kodrave të Ishmit. Monumenti është braktisur nga çdo kujdestari institucionale prej 30 vjetësh. Bëhet fjalë pikërisht për një bazilikë që është zbuluar në fillim të viteve ?80 dhe tashmë gjendet e mbuluar nga dheu.
Mendohet se kjo bazilikë ishte ndërtuar në faqe të kodrës së fshatit Gjuricë, por nga infiltrimi i ujërave nëntokësore ajo ka rrëshqitur aty ku ndodhet sot. Gjatë kësaj rrëshqitjeje bazilika ka pësuar dëmtime të mëdha deri në shembjen dhe shkatërrimin e saj të plotë.
Zbulimi i bazilikës në Kodrat e Ishmit është bërë rreth vitit 1984 ku kanë dalë në dritë mjaft gjëra me vlera të mëdha arkeologjike e historike sicc ishin enë të ndryshme, sende zbukurimi, monedha të epokave të ndryshme etj... Po ashtu ka dalë në pah edhe stili i ndërtimit greko-romak me kolona mermeri të gdhendura.
Gërmimet në këtë monument të arkeologjisë kanë vazhduar deri në fillim të viteve ?90 e pastaj janë ndërprenë për mungesë fondesh. Që nga ajo kohe e deri me sot këtu nuk është parë asnjë specialist i monumenteve, por gjithçka është mjaftuar me vendosjen e një tabele monument kulture.
Kolonat antike rezultojnë të vjedhura dhe ato që kanë mbetur janë thyer e copëtuar.
Ky monumenti kulture prej 3 dekadash në diell e në shi po i nënshtrohet për fat të keq një shkatërrimi të pandërperë nga nga agjentët atmosferikë.
Redaksia Online