11 drejtues e specialistë të degëve rajonale të ALUIZNI-t Gjirokastër e Elbasan janë dërguar nga KLSH për ndjekje penale për shkak të legalizimit në kundërshtim me ligjin të 31 objekteve.
Drejtori me inicialet TH.M., ish-Drejtorin D.M. dhe për specialistët V.K., Q.L., L.B., N.XH., R,GJ. e B.T. të ALUIZNI-t Gjirokastër janë dërguar për ndjekje penale nga Kontrolli i Lartë i Shtetit pasi kanë shkelur ligjin në legalizimin e 14 objekteve që gjenden në zonën e përcaktuar në hartën e UNESKOS për qytetin e Gjirokastrës, në pronat e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane dhe për objekte ende në procese gjyqësore.
Legalizimi i këtyre objekteve i ka Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën afro 11 milionë lekë.
Ndërsa ish Drejtori I.K., i Drejtorisë Rajonale të ALUIZNI-t Elbasan dhe ish përgjegjësit e sektorëve V.H. e H.P., janë dërguar në Prokurori pasi kanë kryer legalizime të jashtëligjshme për 17 objekte, në zona pranë liqenit të Belshit, pranë shtratit të lumit Shkumbin, në mbivendosje me pronat e tjera dhe në kushtet e konfliktit të interesit.
Kjo i ka shkaktuar Buxhetit të Shtetit një dëm ekonomik në vlerën 4,2 milionë lekë lekë.