Këshilli i Lartë i Drejtësisë kërkon nga Prokuroria të hetojë ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për ?Kanosje Gjyqtari? sipas nenit 317 të kodit penal. Është ky nen në të cilin KLD ka ndërtuar padinë e depozituar 3 ditë më parë në prokurorinë e përgjithshme.
ReportTv ka mësuar nga burime pranë KLD se padia është depozituar për akuzën e konosjes, kjo referuar deklaratave publike të ministrit Tahiri për gjyqtarin Arjan Aliaj.
Fillimisht KLD njoftoi më 11 Qershor se do të kallëzonte Tahirin për fyerje dhe kanosje, por në Prokurori ka depozituar padi vetëm për kanosje duke u tërhequr nga fyerja.
Por çfarë thotë neni 317 me të cilin KLD ka paditur Tahirin?
?Kanosja që i bëhet gjyqtarit apo anëtarëve të trupit gjykues, prokurorit, avokatit ose çdo arbitri të caktuar për një çështje për shkak të veprimtarisë së tyre, dënohet me gjobë ose me burgim deri në tre vjet?.
Vetë Tahiri dy ditë më parë reagoi për këtë kallëzim duke thënë se as 1000 padi nuk do ta trembnin atë për të denoncuar shkeljet e gjyqtarit Arjan Aliaj si dhe këshillit të pasurisë dhe padrejtësisë, referuar KLD-s.