Ora News – Banderola kundër genocidit, Shoqata “Çamëria”: Shqipëria notë proteste Greqisë

2016-06-15 12

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shoqata ?Çamëria? nëpërmjet një deklarate për mediat ka shprehur habinë për notën e protestës nga ana e shtetit grek për banderolën e vendosur në ndeshjen Shqipëri-Zvicër e cila u zhvillua në 11 qershor e cila përkujtonte genocidin ndaj shqiptarëve të Çamërisë.
Shoqata ?Çamëria? i kujtoi Greqisë vendosjen e flamurit irredentist për ?Vorio Epirin? në ndeshjen me Malin e Zi që sipas saj është politikë e organizuar nga tifozë grekë.
Alda Hasani: Këto dy ngjarje nuk janë të njëjta. Në rastin e parë kemi një banderolë që përkujton një genocid në një krahinë gjeografike si Çamëria, në tribunën e tifozave zviceranë në një ndeshje ku organizator ishte UEFA dhe siguria garantohej nga qeveria franceze. Në rastin e dytë kemi të bëjmë me një flamur politik të një zone iredentiste si Vorioepiri. Në një ndeshje ku organizatore ishte fedetrata greke e futbollit dhe siguria sigurohej nga qeveria greke.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/banderola-kunder-genocidit-shoqata-cameria-shqiperia-note-proteste-greqise/