Report TV - Basha informon ambasadorët e BE: Venecia, busull për 'drejtësinë'

2016-06-15 0

Një ditë pasi komisioni i posaçëm kaloi parimisht draftin e reformës në drejtësi pa praninë e opozitës në komision, ambasadorë të vendeve më të rëndësishme të BE dhe ai i Britanisë së Madhe kanë mbërritur paradite në takime të vecanta me kreun e PD Lulzim Basha.

Mësohet se në fokus të këtyre takimeve ishte diskutimi për reformën në drejtësi, ku kreu i PD, Lulzim Basha, është shprehur se Komisioni i Venecias është busulla që duhet të orientojë politikën për të siguruar drejtësi të pa kapur politikisht.

Basha ka siguruar ambasadorët se PD mbështet pikë për pikë reformën sipas draftit final të Venecias.

Free Traffic Exchange