http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ndërsa negociatat per reformën ne drejtësi vazhdojnë, opozita ka nisur nje aksion per sqarimin e pozicionit te saj. Përgjatë gjithë ditës kryetari i PD Lulzim Basha ka zhvilluar takime me ambasadoret e Bashkimit Europian; te Spanjës, Britanisë se Madhe, Italisë etj. Lideri i opozitës ka synuar qe nëpërmjet këtyre takimeve t?u beje te qarte diplomateve te huaj se opozita është pro reformës ne drejtësi, por ne përputhje me rekomandimet e Komisionit te Venecias, ne mënyre specifike me paragrafin 88. I njëjti lobim është konfirmuar edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha, i cili gjate nje konference per shtyp ka deklaruar se ka pasur biseda me ndërkombëtaret per te sqaruar qëndrimin e opozitës ne lidhje me reformën. Berisha ka theksuar se opozita eshte treguar fleksibel duke iu kunderpergjigjur deklarates se ambasades amerikane ne Tirane. Berisha pranoi se per opozitën nuk përben problem votimi i njëanshëm i draftit ne Komision i reformës ne drejtësi, pasi kundërshtitë jane vetëm per nje çështje, duke theksuar se nëse ajo zgjidhet PD e voton menjëherë reformën ne drejtësi. Sipas ish-kryeministrit Berisha lideri i maxhorances Rama eshte përgjegjës per mbajtjen peng te reformës ne drejtësi.