Një prej të moshuarave që mori plagë në autobusin e djegur në Krujë, ka vdekur tre ditë më parë, por trupi i saj nuk mund të sillet dot në vendin tonë për shkak të pamundësive financiare.
E njëjta situatë është edhe për viktimën tjetër që ndërroi jetë të martën. At Konstandin Prifti,drejtuesi i kishës së Shën Theodhorit në Vlorë ndërsa përshkruan gjendjen e të plagosurave të tjera tregon edhe pamundësinë për të sjellë nga Greqia trupat e pajetë.
Për të grumbulluar të ardhurat për kthimin, ai shprehet se u është drejtuar besimtarëve, por kontributi i tyre ka qenë i pamjaftueshëm për të kryer këto pagesa.
At Konstandin Prifti bën apel për të gjithë qytetarët që të japin një kontribut sado modest për të mundësuar bërjen e pagesave dhe të sillen në Shqipëri viktimat e aksidentit tragjik të Krujës.
Për këtë Kisha ka hapur edhe një numër Llogarie të cilin e shikoni në këto pamje.