Report TV - Rama: PD ka kapur Drejtësinë duhet të heqë duart nga Vetingu

2016-06-15 1

Me tone të ashpra ndaj Partisë Demokratike kryeminsitri Rama ka akuzuar Partinë Demokratike se nuk e do Reformën në Drejtësi pasi nuk heq dorë nga Vetingu e se duan të fusin duart e partive kudo. Shefi i qeverisë theksoi se vetingu është përcaktuar si zemra e këtij procesi për reformën në drejtësi, dhe nga kjo tani ?mazhoranca i ka larguar duart dhe po i themi edhe opozitës hiqi edhe ti duart

"Nga mungesa e plotë e dëshirës dhe vullnetit për të prishur miqësinë me prokurorët e Gjykatësit e Korruptuar që janë të kalur për fyti prej pushtetit të PD-së që sot është i I plotë fuqishëm në sistemin e kësaj drejtësie të kalbur që kemi. Përsërisim pa pushim Venecia tani ju ka mbetur të marrin një kapele si marinarët e Venecias e të përpiqen të hedhin ujë për të holluar substancën e Reformës. Falë presionit të publikut, falë pozicionimit të hapur të SHBA e BE, ata u tërhoqën nga thuajse gjithçka por s'u tërhoqën ende nga kryesorja që është mos futja e duarve të partive në Veting.

Kryeministri deklaroi se sistemi në Drejtësi sot është i kapur nga PD dhe se se këtë gjë e dinë më mirë familjarët e viktimave të 21 janarit dhe ish-pronarët

?Po të kishim influencë në sistem shumë këngë bilbilash do dëgjohen, por as në Parlament e foltore por para trupave gjykues, se janë disa plagë që nuk mbyllen.
Ne nuk duam të fusim duart në sistem, se nuk mendojmë se duke futur duart për të përcaktuar në kufijtë e parcelave partiake ata që janë pararoja e reformës që do bëjë ndarjen e shapit nga sheqeri, të të ndershëmve dhe profesionistëve nga të ndershmit dhe injorantët e plepave. Si ta pranojmë ne që të mos kemi asnjë influecnë me votë dhe këtë ta ketë PD, pse, në emër të kujt, të mbritjes së opozitës nga kush, nga ne, ne nuk duam të kemi përfshirje. I kam propozuar Bashës ta heqim fare, as 3/5,as 2/3, të bëhet me mekanizmat e parashikuara. Pse ca do bëjmë në KQZ e vitit 2011, do nxjerrim diagnozën e duhur nga pacienti i gabuar, ne jemi të vendosur në këtë pikë se duam që vëllazëria në krim mes politikës dhe gjyqësorit të prishet.

Më i menduar do isha, edhe pse zor se do ndërroja mendim, nëse këtë pozicion do e mbaja vetëm unë, nëse vija e kuqe për të cilën kam folur do ishte vija e penelit tim, po ky është pozicioni i SHBA, BE, këtyre partnerëve në një proces ky përvec se do i shërbeje familjeve shqiptarëve, do I shërbejë afrimit me BE?, tha Rama.
Ai nënvizoi: ?Pushteti i vjetër i PD që sot është i plotfuqishëm në sistemin e kësaj drejtësi të kalbur që kemi, u ka mbetur të marrin një gondola kur të dalin në TV të vënë një kapele nga ato të marinarëve të venecias.