Djegia e autobusit në Krujë, humbin jetën dy të plagosurat që ishin dërguar në Greqi për mjekim

2016-06-15 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Rritet bilanci i viktimave të ngjarjes të 27 majit të këtij viti në Krujë, ku një autobus me 31 besimtarëve të Kishës Ortodokse të Vlorës u përfshi nga flakët.
Kisha e Shën Theodhorit Vlorë njofton se kanë humbur jetën dy nga katër të plagosurat që ishin dërguar për mjekim të specializuar në spitalin e Athinës, duke e çuar kështu në tre numrin e viktima nga kjo ngjarje.
?Me dhimbje të madhe, ju njoftojmë se ndërruan jetë edhe dy, nga besimtaret që ndodheshin në autobuzin që u përfshi nga flakët në qytetin e Krujës, zonjat Viktoria Dhiamandi Moçka dhe Sose Labaj. Ju ftojmë në lutje që Perëndia t?i prehë shpirtrat e tyre n? paqe dhe familjarëve tu japë forcë e ngushëllim. I përjetshëm kujtimi i tyre!?
Nga djegia e autobusit mbetën të plagosur 11 persona, ndërsa u dogj e gjallë pasagjerja që ishte ulur në fund të autobusit, Violeta Gjika, 65 vjeçe, e cila nuk ka arritur të ngrihet nga sedilja.

Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/humbin-jeten-dy-te-plagosurat-qe-ishin-derguar-ne-athine-per-mjekim/