Report TV - Hetimi Aliajt, PD: Rama linçon gjykatësin kur s'i pëlqen vendimi

2016-06-15 0

Partia Demokratike ka vijuar akuzat edhe më të forta ndaj kryeminsitrit Rama dhe ministrit të Brendshëm një ditë pas publikimit të lajmit së nisjes së hetimeve pasurore ndaj gjyqtarit Arjan Aliaj.

Përmes sekretarit për Zgjedhjet në PD, Ivi Kaso Partia demoratike thekson se nga njëra anë predikon vlerësimin vlerësimin e gjykatësve dhe propagandon që atë ta bëjnë profesionistët e jo partitë, nga ana tjetër ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij

"Rama linçon gjykatësin kur nuk i pëlqen vendimi, e do drejtësinë nën këmbët e tij. Nga njëra anë, Edi Rama predikon vetingun, pra vlerësimin e gjykatësve, dhe propagandon që atë ta bëjnë profesionistët e jo partitë, nga ana tjetër ka vërsulur një taborr me policë kundër gjykatësit që dha një vendim që nuk i pëlqen atij, një vendim bazuar mbi kërkesën e prokurorisë për pezullimin e drejtorit të përgjithshëm të policisë, mbi skandalin e përgjimeve."-tha Kaso

Free Traffic Exchange