Kryetari i Bashkisë së Tiranës teksa ka folur në bilancin e punës një vjeçare të bërë nga bashkia e Tiranës për punën e bërë për pastrimin dhe gjelbërimin, ka thënë se në muajin shtator 4000 koshat e mbeturinave në Tiranë do të zëvendësohen ndërkohë që shumë shpejt do nisë puna për ndërtimin e një landfilli.
Gjithashtu, ai tha se do të ndalohet edhe boshatisja e koshave të mbeturinave nga personat që marrin prej tyre kanoçet, ndërkohë që Bashkia e Tiranës do ti punojë ata në impiantin e riciklimit të mbetjeve në Sharrë.
?Në shtator, Tirana do ketë kosha të rinj mbeturinash dhe kompani të re publike, do ndalohet futja në çdo kosh dhe nxjerrja e plerave jashtë për të kapur një kanaçe ose shishe plastike. Personat që zbrazin koshat, bashkia do i punësojë në impiantin e riciklimit që ne kemi në Sharrë. Sakaq, Tirana do të ketë lendfill të ri dhe modern. Për këtë kemi realizuar edhe takime me Ministrin e Mjedisit dhe Kryeministrin në mënyrë që kjo iniciativë të realizohet shpejt? tha Veliaj.
Veliaj ka shtuar se bilanci i një vite punë që po bën Bashkia tregon se Tirana sot është më e pastër dhe më e gjelbëruar se një vit më parë.
Duke u ndalur tek bilanci, Veliaj tha se, ky bilanc që bëhet është një llogaridhënie dhe transparencë për të gjithë qytetarët e Tiranës, tek të cilët Bashkia riktheu besimin dhe vlerësimin për gjërat publike.
?Të bëjmë bilanc sesi na shkuan punët, japim llogari, jemi transparent me qytetarët tanë. Rikthyem vlerësimin dhe besimin tek gjërat publike. Bilanci është transparencë për qytetarët tanë. Tirana pas nja viti është shumë më e pastër dhe e gjelbër seç ishte një vit më parë. Vendosëm tualete portative publike. Kemi nevojë për investime në infrastrukturë e kulturë.Sot kërkohet që atdheun të mos e bëjmë pis. Ne po e bëjmë Tiranën si gjithë Europa. Tiranën nuk mund ta vandalizosh, bësh pis apo shkatërruar. Anuluam kontratat për dy kompani që u vlerësuan shumë keq nga qytetarët. Krijuam kompani publike me bashkinë e Veronës për kalimin e ndërmarrjes së pastrimit në publike e jo private. Hoqëm 22 mijë ton mbetje urbane, por unë iu bëj apel qytetarëve: Pak më shumë kujdes në drejtim të mbajtjes pastër të ambientit. Sot kemi mbi 12 mijë pemë në Tiranë, në fund të mandatit Tirana do ketë 50 mijë pemë të reja. Kemi mbjellë më shumë se 1 mijë pemë në muaj. Nëse doni të sfidoni Bashkinë, mbillni pemë. Sot ka 28 mijë lule më kryeqytet? tha ai.
Ai deklaroi se në bashkëpunim me qytetarët dhe bizneset është investuar në kopshte, ku tashmë falë kësaj janë shtuar me 11 herë më shumë kërkesat për akomodimin e fëmijëve nga kapaciteti i kopshteve.
Sakaq, ai shtoi se, dita pa makina do të shtohet dhe se në ditët e tilla në Tiranë ajri është katër herë më i pastër.
?Investuam në kopshte dhe rrugë. Kopshtet tashmë janë 11 herë më shumë kërkesa se kapacitete. Nëse i doni fëmijët, përdorni më pak automjetin. Do të shtojmë ditët pa makina që është histori suksesi. Sakaq, do bëjmë më shumë kënde lodrash. Dita pa makina në Tiranë sipas s...