Mandati i Eulex krijon ngërç në drejtësi - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Ngërçi ligjor për zgjatjen e mandatit të Eulexit ka sjellë ndërprerjen e gjithë seancave gjyqësore deri të premten. Mes proceseve të anuluara është dhe ai ndaj deputetit Azem Syla dhe bashkëpunëtorëve të tij. Avokati i Sylës, Tom Gashi ka thënë se kjo situatë konfuze dëmton jo vetëm Kosovën, por veçanërisht të pandehurit, proceset e të cilëve po zvarriten në kundërshtim me Konventën Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Një ditë më parë autoritetet e Kosovës dhe ato të BE-së kanë rënë dakord për të zgjatur mandatin deri në vitin 2018, për të cilën është ndarë dhe një buxhet nga Brukseli. Megjithatë, nuk janë përcaktuar ende kompetencat e këtij misioni. Mandati i Eulexit skadon në mesnatë. Pas gjetjes së gjuhës së përbashkët për hapësirën juridike ku ky mision do të veprojë në përputhje me kushtetutën e Kosovës, zgjatja e mandatit do të kalojë për votim me 2/3 dhe në parlamentin vendas.