http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministri Edi Rama dhe kreu i kuvendit Ilir Meta zhvilluan takimin e përjavshëm të ditës së mërkurë, por këtë herë në kulmin e debatit për reformën në drejtësi. Biseda në zyrën e Metës gjati per rreth 45 minuta dhe burime pranë kuvendit pohuan se çështja e draftit te amendimeve kushtetuese ishte ne qendër te diskutimit. Kjo bisede mes dy aleatëve kryesorë vjen ne nje moment tepër te rendesishem te ecurisë se reformës ne drejtësi. Paraditen e djeshme Komisioni i posaçëm parlamentar ka votuar ne tërësi draftin e ndryshimeve kushtetuese, me votat e deputeteve te mazhorances, ndërkohe qe opozita braktisi mbledhjen. Ne ate mbledhje prezent ishin edhe ambasadoret e SHBA dhe BE, Lu dhe Vlahitun. Nje dite me pare kryetari i kuvendit Meta ka vene theksin tek nevoja per miratimin e reformës ne drejtësi, por duke nënvizuar votimin me konsensusin e opozitës. Ndërkohe qe kryeministri Rama ka ripërsëritur qëndrimin e tij se ekzistojnë te gjitha mundësitë per gjetjen e nje kompromisi politik, qe do te mundësoje votimin e reformës edhe me votat e opozitës. Por Rama ka nënvizuar se pjesa e draftit te reformës qe flet per procesin e Vetingut, nuk ka asnjë shans te preket.