Suleyman Tekcan, ekspozitë në Shkodër e Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2016-06-15 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Arti dhe kultura si nje pike referimi dhe lidhjeje mes Shqipërisë dhe Turqisë. Kjo ka sjelle ne nje ekspozite ne galerinë e arteve ne Shkodër piktorin e njohur turk Suleyman Saim Tekcan, si nje nisem e institutit Yunus Emre. Fokusi i tij janë kuajt ne ngjyra dhe dimensione te ndryshme, si nje trashëgimi familjare, por edhe si nje simbolike frymëzuese per çdo artist.?Shqipëria nuk me duket aspak si nje vend i huaj. Përkundrazi u ndjeva si te isha ne vendin tim. Kam ndjere ngrohtësi dhe mikpritje këtu dhe prandaj dua t?iu falenderoj. Kuajt evokojnë periudhën e Perandorisë Osmane, por mund te them se kjo kafshe ka qene gjithmonë nje mjet frymëzimi per artiste te ndryshme per shkak te asaj qe përfaqëson dhe fuqisë qe përcjell?.Ambasadori i Turqisë ne vendin tone, Hidayet Bajraktar theksoi se te përbashkëtat kulturore dhe artistike kane ndihmuar ne thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.?Turqia dhe Shqipëria kane nje bashkëpunim te shkëlqyer dhe kane lidhje te ngushta mes tyre ne çdo fushe, por mbi te gjitha persa i përket kulturës. Është kultura dhe arti ajo qe i afron me shume njerëzit, ashtu siç dëshmon edhe kjo ekspozite e hapur këtu ne Shkodër, por qe do te zhvendoset edhe ne Tirane. Dikur pjesëtaret e Perandorisë Osmane erdhën ketu me kuaj, ndërsa tani ne vijmë ketu me art?. Ekspozita me 37 punime grafike do te qëndroje e hapur deri ne datën 17 qershor ne Shkodër, per t?u zhvendosur ne Tirane ne datën 20 qershor.