Report TV - Hiqen privilegjet e familjes Nishani,kufizohet zonja e parë

2016-06-15 2

Qeveria u heq privilegjet e pjesëtarëve madhorë të familjes së Presidentit, ndërsa kufizon statusin e zonjës së parë, parashikuar në Ceremonialin Zyrtar të Republikës së Shqipërisë, miratuar me vendim Nr. 229, datë 23.4.2004. Shqiptarja.com zbardh vendimin e ri të Këshillit të Ministrave, që mban datën 8 Qershor 2016, për miratimin e Ceremonialit Shtetëror, ku familjarët madhorë që jetojnë me zonjën e parë të vendit nuk gëzojnë më asnjë status protokollar.

Sipas ceremonialin në fuqi, bashkëshortja e Presidentit gëzon statusin e zonjës së parë të vendit, ndërsa pjesëtarët madhorë të familjes që jetojnë me të gëzojnë një status protokollar të barabartë me këshilltar presidenti, kurse ata që nuk bashkëjetojnë me të, të barabartë me këshilltar ministri.

Free Traffic Exchange