Report TV - DEA amerikane po heton për drogë e pastrim parash Rroshin e Kavajës

2016-06-15 0

Kryebashkiaku i Kavajës Elvis Rroshi rezulton të jetë në hëtim për trafik droge dhe pastrim parash, nga DEA Amerikane. Një fakt i tillë është zbuluar gjatë verifikimeve që ka bërë Prokuroria e Përgjithshme, e cila e ka nënvizuar këtë element dhe në kërkesën e saj bërë në gjykatë, për caktimin e masës së sigurisë ?arrest me burg? për Rroshin. ?Shqiptarja.com? zbardh të plotë dokumentin, ku tregohet dënimin për përdhunim, kërkesat për azil dy herë në Zvicër të Rroshit, shpërndarja e drogës në Zvicër dhe një masës sigurimi ?arrest me burg? të vendosur në Gjermani, dënimin në Gjermani. Të gjitha këto nuk janë raportuar në formularin e deklarimit të Rroshit.