Ora News – Rama: Pa radiografi të pavarur s’ka reformë. Nuk pranojmë vendet e rezervuara

2016-06-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Vetëm pak orë pasi Komisioni i Reformës në Drejtësi kishte miratuar draftin pa votat e opozitës, kryeministri Edi Rama përsëriti edhe njëherë qëndrimin e tij se nuk ka pranuar dhe nuk do të pranojë kushtin e vendeve të rezervuara. Kreu i qeverisë përsëriti edhe njëhere se procesi i vetingut duhet të jetë i pavarur dhe se ai është kundër një reforme që lejon partitë të fusin duart.
Kreu i qeverisë la ende të lirë rrugën e dialogut për një reformë gjithëpërfshirëse, por garantoi se vetingu mbetet pika e kuqe e panegociueshme. PD sipas tij nuk e do reformën pasi është në vëllazëri me prokurorë dhe gjykatës të korruptuar që i përdor për qëllimet e veta.
Ai ka felenderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për miratimin e këtij drafti vecanërisht ndërkombëtarët, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë dallim mes asaj që thotë ai me atë që thotë Ilir Meta.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/rama-nuk-kemi-pranuar-dhe-nuk-pranojme-vendet-e-rezervuara/