Ora News – Byroja rrëzon PD për përjashtimin e Ramës, Spaho: Është gojëmbëli i parlamentit

2016-06-14 14

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Byroja e Kuvendit ka rrëzuar kërkesën e PD për të përjashtuar me 10 ditë kryeministrin Rama. Në përfundim të mbledhjes së Byrosë, nënkryetari demokrat i Parlamentit, Edmond Spaho tha se ushtarët e bindur të Ramës nuk përjashtuan Ramën.
Spaho: Ushtarët e bindur të Ramës kur kanë dënuar deputetët e opozitës sot vendosën që mos ta dënojnë kryeministrin. Madje kur po diskutonin u duk se po propozonin që kryeministrit t?i japim gojë ëmbëli i parlamentit për fjalorin që iu drejtua opozitës në seancën parlamentare, ku e cilësoi tufë bagëtish në aleancë më forcat e errëta dhe të gjitha forcat që kundërshtojnë reformën në drejtësi. Në këtë debat, Rama ofendoi me fjalor banal jo vetëm opozitën por edhe gjykatën dhe prokurorinë duke i cilësuar përfaqësuesit e saj, trafikantë, kriminelë, horra, derdimentë, vrasës dhe një mori epitetesh të denja për fjalorin e një kryeministri. Këto epitete gurgulluan edhe nga ministria e Brendshme të cilit kur i lirojnë të atin gjykatësit dhe prokurorët i duken engjej, kurse kur i pezullojnë Hakiun, po këta njerëz i duken lugetër.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/byroja-rrezon-pd-per-perjashtimin-e-rames-spaho-eshte-gojembeli-i-parlamentit/