Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Jashtëm shqiptar Steinmeier përcolli në Tiranë gjatë vizitës zyrtare, mesazhe të qarta për politikën shqiptare në pikun e debatit për reformën në drejtësi kur qeveria dhe opozita nuk po mund të gjejnë dot piketakimin e konsensusit. Diplomati gjerman përkrah autoriteteve të larta të qeverisë dhe opozitës tha se reformat kanë kosto që mund te reflektohen edhe ne zgjedhje ndërsa shtoi se edhe opozita nuk mund te vijë në pushtet duke refuzuar gjithshka. Kryetari i PD-së Lulzim Basha i ka përcjellë ministrit gjerman shqetesimin e opozitës se drafti aktual kap sistemin e drejtësisë dhe i ka konfirmuar se PD djeg mandatet nëse ai kalon me vota të trafikuara.
Tirane- Shqiptarët po shkëlqejnë në kombëtaren gjermane dhe Shkodran Musftafa i dha Gjermanisë nje gol në Kampionatin Europain në ndeshje me Ukrainën. Ministri i Jashtëm i Gjermanisë Steinmeier e vlerëson këtë me humor përkrah Ministrit të Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati gjatë vizitës së tij zyrtare në Tiranë, por e lë mënjanë stervitjen sepse kombëtarja e politikës shqiptare ndodhet sot në një debat të fortë dhe lart konsensusit për reformën kyçe që e afron Shqipërinë me BE-në, atë në drejtësi. Diplomati gjerman foli për një fair play të domosdoshëm për reformën që ka mbështetjen e 90% të qytetarëve duke kujtuar se gjatë qëndrimit të partisë së tij në opozitë në Gjermani i është dashur të votojë edhe reforma që janë kritikuar ashpër por shtoi se kjo ka qenë në të mirë të qytetarëve të vendit të tij. Ndërsa Ministri Bushati zgjodhi të veçojëe këshillën që ka marrë nga miku i tij gjerman gjatë takimit dypalësh.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/apeli-i-steinmaier-dhe-mesazhi-i-qarte-opozites-nuk-vihet-ne-pushtet-me-refuzim/