Ora News – KKT miraton 3 planet kombëtare, Gjermeni: Fund epokës së informalitetit

2016-06-14 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar 3 planet kombëtare: planin e përgjithshëm, planin e integruar ndërsektorial për bregdetin dhe planin Durana. Ministrja e Zhvillimit Urban, Eglantina Gjermeni, tha se miratimi i planeve shënon fundin e epokës së ndërtimeve informale dhe se proçesi erdhi pas konsultimeve të gjera në grupet e interesit.
Këshilli Kombëtar i Territorit ka miratuar në unanimitet tre planet kombëtare:
? Planin e Përgjithshëm Kombëtar
? Planin e Integruar Ndërsektorial për Bregdetin
? Planin e Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë-Durrës
Plani i Përgjithshëm Kombëtar synon të frenojë zhvillimet kaotike dhe informale në territor për shkak të mungesës së planifikimit dhe të kontrollit të territorit nga pushteti vendor.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/kkt-miraton-3-planet-kombetare-gjermeni-fund-epokes-se-informalitetit/