Ora News – Arrestimi i Elvis Rroshit, Manjani: Nuk komentoj vendimet e gjykatave

2016-06-14 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka preferuar të mos bëjë asnjë koment në lidhje me arrestimin e kreut të bashkisë Kavajë, Elvis Rroshi, duke u shprehur qartë se vendimet e gjykatave nuk komentohen.
I pyetur për këtë, ministri Manjani tha se tashme çështja është në dorën e prokurorisë dhe gjykatës
Manjani tha se nuk ka ndërmend të bëjë asnjë koment për çështjet e gjyqësore, duke theksuar se detyra kushtetuese e çdo gjykatësi është të dënojë në bazë të provave.
Manjani: Ministrit të Drejtësisë nuk i lejohet të komentojë publikisht mbi vendime konkrete dhe nuk kam ndërmend që të ligjëroj politikisht publikisht, sepse nuk mendoj se fitohet publikisht duke komentuar mbi vendime të caktuara.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/arrestimi-i-elvis-rroshit-manjani-nuk-komentoj-vendimet-e-gjykatave/