Report TV - Arrestimi i Rroshit, Manjani: Kush ka qenë në burg të largohet nga posti

2016-06-14 1

Për ministrin e Drejtësisë, Ylli Manjani, arrestimi i ish kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi është një çështje e drejtësisë dhe ai bën apel që çdo zyrtar që njëherë të vetme ka qenë në burg duhet të japë dorëheqjen për efekt të ligjit të dekriminalizimit.

Manjani i pyetur për kallëzimin e këshillit të lartë të drejtësisë ku ai bën pjesë për padinë ndaj Ministrit Tahiri u shpreh se në atë mbledhje s'ka marrë pjesë pasi ndodhej jashtë vendit.

Për akuzat e bëra sëfundmi nga Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri për vendimet e gjyqtarit Arjan Aliaj, Manjani u shpreh se detyra e gjyqtarit është të lërë persona në burg kur ka prova dhe të lirojë persona për të cilat s'ka prova.

Duke u ndalur tek reforma në drejtësi ai u shpreh se ka besim se partitë politikë do të gjejnë konsensusin dhe në atë pikë që ka ende diskutime.

Këto deklarata Ministri i Drejtësisë i bëri gjatë tryezës midis gjyqësorit dhe shoqërisë civile në lidhje me respektin për afatet e zbardhjes së vendimeve gjyqësore.

Free Traffic Exchange