Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vijon sekuestrimi i pronave në qytetin brengdetar të cilat dyshohen se janë përfituar në mënyrë të jashtëligjshme.
Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar 89 hektarë tokë në zonën e Zvërnecit, me vlerë rreth 110 milionë euro sipas çmimeve zyrtare, e dyshuar se është përfituar në mënyrë të paligjshme nga shtetasi Raimond Mezi, të cilit disa ditë më parë iu sekuestruan 220 ha tokë në Karaburun me vlerë njëqind milionë euro.
Skema e përdorur këtë rast sipas Prokurorisë është realizuar në të njëjtën mënyrë dhe nga të njëjtët persona, të cilët kanë regjistruar në mënyrë të paligjshme edhe 220 hektarë truall të sekuestruar tashmë, në zonën e Karaburunit.
Në vijim të hetimeve, Prokuroria ka kërkuar caktimin e sekuestros preventive mbi këtë sipërfaqe, kërkesë e cila është pranuar nga ana e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë.
Proçesi gjyqësot fiktiv, u falsifikua vendimi gjyqësor në emër të Skerdilajd Konomit
Në bazë të hetimeve të Prokurorisë së Vlorës, rezulton se trualli 89 hektarë në zonën e Zvërnecit është regjistruar në Hipotekën e Vlorës, në bazë të dokumentave të fallsifikuar dhe nëpërmjet një procesi gjyqësor njohjeje prone, tërësisht fiktiv.
Në kuadër të hetimit, Prokuroria e Vlorës ka sekuestruar praktikën e njohjes dhe më tej regjistrimit të kësaj prone.
Prokuroria thotë se nga aktet hetimore, rezulton se shtetasi Raimond Mezi është njohur me vendim gjyqësor si pronar i sipërfaqes 89 hektarë, në bazë të një vendimi gjyqësor të vitit 2003, dhënë nga gjyqtari Skerdilajd Konomi. Prokuroria e Vlorës e ka konstatuar tërësisht fiktiv këtë vendim, pasi, në kohën e dhënies së vendimit, i ndjeri Konomi nuk ka qenë gjyqtar.
Për më shumë lexoni në:http://www.oranews.tv/vendi/prokuroria-sekuestron-89-hektare-ne-zvernec-me-vlere-110-milione-euro/