Ora News – Basha: Kërkojmë ‘vende të rezervuara’, kurrë s’kemi kërkuar votimin me 2/3-t

2016-06-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pak orë pasi kryeministri Edi Rama, hodhi një hap të ri në përpjekje për konsensus, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, parimi i rekomandimit 88 i Venecias është zgjidhja për një drejtësi të pa kapur.
Sipas kryetarit të opozitës, ky parim u pranua sot nga kryeministri vetëm për 2 institucione.
Basha: Venecia ka folur qartë. Parimi është ai i vendeve të rezervuara. Paragrafi 88 e thotë të zezë mbi të bardhë. Zt. Rama e pranon këtë parim për dy organe, por nuk e pranon për dy të tjera. i bëj thirrje të gjejë kurajën dhe përgjegjësinë, parimin ta zbatojë për të katër organet kolegjiale siç e parashikon Komisioni i Venecias.
Duke përjashtuar nga parimi i rekomandimit të Venecias, Komisionin e Pavarur të Kualifikimit dhe Kolegjin e Apelimit, Kryeministri tha Basha, nuk ka hequr dorë nga kapja politike e sistemit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-basha-rama-pranon-vendet-e-rezervuara-ne-vetem-dy-institucione-te-reja/