Ora News – Basha: Kërkojmë ‘vende të rezervuara’, kurrë s’kemi kërkuar votimin me 2/3-t

2016-06-13 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, theksoi se Edi Rama pranoi sot parimin e ?vendeve të rezervuara? në vetëm dy prej institucioneve të reja të drejtësisë që pritet të ngrihen. Basha tha se Partia Demokratike e ka pranuar këtë parim për Këshillin e Lartë të Gjyqësorit dhe atë të Prokurorisë,
Basha: Sot, pas insistimit tonë parimor përkundër presioneve të jashtëzakonshme dhe të paparimta, kemi një lajm të mirë: Edi Rama pranoi sot parimin e konsakruar në opinionin final të Komisionit të Venecias, në rekomandimin numër 88, atë që njihet si modeli i vendeve të rezervuara.
Pranon parimin, por nuk dëshiron ta aplikojë atë siç rekomandon Komisioni i Venecias në katër institucionet e reja të sistemit të drejtësisë, por në vetëm dy prej tyre. Dëshiron ta aplikojë në KLGJ dhe KLP, me të cilën ne kemi rënë dakord që prej muajit shkurt.
Më 17 shkurt, Partia Demokratike pas sugjerimit të OPDAT dhe EURALIUS, përzgjodhi modelet e vendeve të rezervuara për këto dy institucione vendimmarrëse. Komisioni i Venecias kërkoi zbatimin e këtij parimi edhe për dy institucione të tjera, Komisionin e Posaçëm të Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit.
Gjatë konferencës për shtyp nga selia e PD-së, Basha theksoi se dy institucionet, Komisioni i Posaçëm i Verifikimit dhe Komisionin e Apelimit, janë themeli i sistemit gjyqësor, të cilët do të bëjmë të mundur nxjerrjen jashtë sistemit të elementëve të korruptuar.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/reforma-ne-drejtesi-basha-rama-pranon-vendet-e-rezervuara-ne-vetem-dy-institucione-te-reja/