Report TV - Basha: Rama kërkon të kapë politikisht kontrollin e gjyqtarëve

2016-06-13 0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se kërkon të ketë nën kontroll politik procesin e kontrollit dhe vlerësimit të gjyqtarëve. Basha theksoi se Rama pranoi formulën e vendeve të rezervuara për KLGJ e KLP, por nga ana tjetër nuk bëri të njëjtën gjë për Komisionin e Kontrollit dhe Vlerësimit dhe atë të Apelimit. Sipas Bashës, kjo është tendencë për të pasur në dorë kontrollin e gjyqtarëve.

"Rama kërkon të kapë politikisht këto dy organe të rëndësishme në këtë proces", tha Basha.