Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Institucioni i Avokatit të Popullit ka shprehur shqetësimin për rreth 70 familjet që jetojnë në bregun e lumit, banesat e të cilëve preken nga zbatimi i projektit të rehabilitimit të tij.
Përfaqësuesja e avokatit të Popullit Etilda Gjonaj ka theksuar se këtyre familjeve u është dhënë një afat prej 5 ditësh për të liruar banesat e tyre ndërkohë që ata ende nuk kanë asnjë informacion për alternativat e strehimit.
Gjonaj: Kërkesat bazë e komunitetit qëndron në bërjen transparente të ndërhyrjeve dhe vendimmarrjeve nga ana e Bashkisë së Tiranës që prekin dhe cenon jetën e këtij komuniteti dhe ofrimin e alternativave për strehim, si dhe diskutimet e tyre me komunitetin nga ana e kësaj bashkie në rast të prishjes së banesave të tyre për shkak të zbatimit të veprave publike. Tepër shqetësues për këtë komunitet, paraqitet edhe problemi i prezantuar i arsimimit të fëmijëve të tyre dhe përkeqësimi në rast zhvendosjeje.
Sipas institucionit të avokatit të popullit zhvendosja e këtyre familjeve romë po bëhet pa një proces të rregullt ligjor duke shkelur kështu të drejtat e tyre.
Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/projekti-i-lumit-te-tiranes-ap-prek-72-familje-rome-ska-strehim-per-ta/