Partia Forca Rinia ka protestuar përpara ndërtesës së Gjykatës së Shkallës së parë të Tiranës kundër korrupsionit të gjyqtarëve. Ata kërkuan pezullimin e çdo vendimi gjyqësor deri në përfundimin e reformës në drejtësi, e cila do të nxjerrë nga sistemi gjyqtarët e korruptuar. Kreu i Partisë, Dritan Broka tha se në një çast kur të gjithë aktorët poltikë në vend shprehen se reforma në drejtësi është e domosdoshme, gjyqtarët duhen ndaluar me çdo kusht të marrin më vendime.
Të rinjtë kanë ironizuar me sistemin e korruptuar, ku fiton kush mbush xhepat e gjyqtarëve dhe paralajmëruan se do përhskallëojnë protestën deri në pezullimin e vendimeve. Ata u shprehën gjithashtu kundër vendimit të Gjyqtarit Arjan Aliaj për pezullimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Haki Cako.