Report TV - Tahiri: Padia nga KLD-Këshilli i lartë i pasurisë e padrejtësisë

2016-06-13 0

Ministri Tahiri e ka cilësuar KLD si keshilli i lartë i padrejtësisë dhe pasurisë. Kjo pasi pak ditë më parë KLD bëri me dije se ka bërë një kallëzim penal ndaj ministrit të Brendshëm Sajmir Tahiri për shpifje referuar akuzave që ai i drejtoi institucionit dhe gjyqatrëve të saj konkretisht Gjyqtarit Arjan Aliaj.

"Këshilli i Lartë i Pasurisë dhe Padrejtësisë? i Bujar Nishanit dhe Gjin Gjonit nuk më mbyllin gojën. Nuk kam gënjyer për Arjan Aliun. KLD është një korporatw miliardash kundër reformës. KLD, me padinë penale ndaj meje ka vënë një bast me të cilin jam gati të përballem në çdo kohë, përsa kohë besoj në paligjshmëritë që konsumohen nga gjyqtarët, që janë peng i mëkateve të tyre. Anëtarët e KLD-së që ishin në mbledhje ku u ngrit padija ndaj meje më japin mundësinë të konstatoj se ky është këshilli i lartë i pasurisë dhe i padrejtësisë. Këta anëtarë janë sot pjesë e frontit të së keqes për të ndalur reformën në drejtësi, për të goditur qeverinë në luftën kundër krimit e korrupsionit dhe betejën tonë për një shoqëri të hapur e transparente, që bazohet tek shteti ligjor?-tha Tahiri

Tahiri përmes një konference për shtyp mesditën e kësaj të hëne vijon e shton akuzat ndaj Prokurorisë dhe sistemit gjyqësor kur thotë se gjyqtarët e Prokurorët janë peng i atyre që i kanë mbrojtur

Ministri ka akuzuar me tone të ashpra edhe presidentin Nishani duke e cilësuar si fytyrën e gjyqësorit, ai tha se 9 anëtarët e KLD-së janë 9 anëtarë të Këshillit të Lartë të Padrejtësisë, pasurisë e që sipas tij përbëjnë korporatën e së keqes.